I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin i kërkoi Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor, të mos dorëzohet për liberalizimin e vizave. Duke folur me pritshmërinë e Ballkanit Perëndimor, sidomos për Kosovën, Sarrazin tha se pret rezultate shumë shpejt, pasi në Gjermani është punuar shumë për liberalizimin e vizave.