Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani po bien në varfëri, sipas DË, dhe disa madje humbasin edhe shtëpitë. Qeveria gjermane kishte përcaktuar si objektiv kapërcimin e problemit të mungesës së strehimit deri në 2030-ën, por të pastrehët janë në rritje, dhe po i drejtohen gjithnjë e më shumë kishave dhe qendrave komunitare për ndihmë.