Një shtetas serb është arrestuar nga policia kufitare shqiptare në pikën e kalimit të Morinës, pasi nga të dhënat e shfaqura në sistem rezultonte i kërkuar nga autoritetet gjermane. 55 vjeçari serb me inicialet G.S. u paraqit në pikën e kalimit kufitar të Morinës me arsyetimin se po hynte në Shqipëri për turizëm. Por, ai ndalua pasi nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Majnzit për akuzën e evazionit fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të të tjerëve. Ndaj tij do të nisin procedurat për ekstradimin drejt Gjermanisë.