Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier ka konfirmuar se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Steinmeier tha se vendi i tij dëshiron stabilitet në rajon. Në një postim në Facebook, Steinmeier shkruan se Kosova “duhet të punojë për të krijuar kushte të nevojshme për këtë”. Presidenca e Kosovës sqaroi se biseda mes Osmanit dhe Stainmeier “u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.