Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpretur përfshirjne e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë, duke thënë se dy fuqitë e Evropës do ta ndihmojnë Prishtinën për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të dielën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.