Ushtria gjermane ose Bundesvehri, prej kohësh vuan nga financimet e pakëta dhe mungesa e pajisjes. Por tani, nuk po mundet më të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë, pavarësisht një nisme për të forcuar mbrojtjen e vendit, diktuar kjo nga lufta në ukrainë. Numrat e rekrutëve të rinj që i bashkohen Bundesverit, kanë rënë me 7 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë, tha ministria gjermane e mbrojtjes.