Mbështetja për kancelarin gjerman Olaf Scholz vijon të pësojë rënie të vazhdueshme, teksa sondazhet konfirmojnë se shumica e gjermanëve janë të pakënaqur me punën që ai po bën. Sipas një sondazhi të fundit të televizionit të njohur ZDF, mbështetja për Scholz ka rënë ndjeshëm, pasi plot 58% e gjermanëve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën si ai po punon. 82% e gjermanëve mendojnë se vendi ka mbetur në stanjacion, ndërsa vetëm 14% e tyre janë të mendimit se po bvëhet progres në disa çështje të mbetura pezull gjatë viteve të fundit. Gjithashtu vlen të theksohet se shumica e gjermanëve shprehen se nuk besojnë që një qeveri federale e udhëhequr nga CDU/CSU do të mund të përmirësonte situatën.