Shumica e gjermanëve besojnë se dërgimi i armëve të Gjermanisë në Ukrainë, nënkupton që shteti i tyre është duke marrë pjesë në luftë. Në një anketë të realizuar nga Instituti YouGov, 51 për qind e respodentëve pajtohen me këtë vlerësim, ndërsa vetëm 37 për qind nuk pajtohen, transmeton agjencia e lajmeve dpa.