Gjenerali serb, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë, është liruar nga burgu në Finlandë dhe ka mbërritur në Serbi. Pavkoviç, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, me vendim të formës së prerë ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës më 1999.