Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës për krime luftë në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd. Lajmi është dhënë nga mediat shtetërore serbe. Pavkoviç, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.