Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se 24 orët kanë sjellë një tjetër përkeqësim të situatës me një shtim të jetëve të humbura nga koronavirusi. 10 persona kanë vdekur atje, ndërsa janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19. Shifrat e reja të infektimeve dolën pas testimit të 448 kampionëve. Numri i përgjithshëm personave që kanë humbur betejën më koronavirusin në Kosovë shkon kështu në 467.Komuna me numrin më të madh të rasteve mbetet Prishtina, ndërkohë që pasojnë gjakova, gjilani, podujeva etj.