Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 42-vjeçarit Ilir Kurti. Autoritetet njoftuan se trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, pas kërkimeve intensive të zhvilluara që nga njoftimi se 42-vjeçari ishte hedhur në lumë.