Trupi i pajetë i një personi është gjetur në mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës. Trupi i dekompozuar u gjet rreth orës 08:50 në mëngjes, në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, i dekompozuar. Punonjësit e mirëmbajtjes pasi kanë zbuluar trupin e 49 vjeccarit me iniciale E.N, kanë njoftuar policinë e cila ka filluar hetimet për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e përplasjes nga ndonjë automjet, megjithatë, do të priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e vdekjes së tij.