Gjendet një armë zjarri brenda rrethimit të ish pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës. Arma është gjetur pas një telefonate në sallë operative, ku policia sapo mbërriti në vendngjarje ka konstatuar armën e zjarrit tip kallashnikov të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi. Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.