Një gomone e braktisur në breg të detit është gjetur në plazhin e Darëzezës. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë për mediat, gomonia është dërguar në stacionin e policisë kufitare të Hoxharës, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit të mjetit lundrues. Po ashtu, autoritetet njoftojnë se në gomone nuk u gjet asnjë send I kundërligjshëm.