Një aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotem në autostraden Laç-Lezhë afër mbikalimit të Patokut. Viktima është një femer ende e pa identifikuar, e cila dyshohet të ketë qenë duke kaluar rrugen, kur u përplas nga një automjet duke e lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi u ngjarjes me shpejtësi për t’i shpëtuar policisë, ndërkohë vijon puna për kapjen dhe shoqerimin e tij. Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e këtij aksidenti dhe bërë të mundur identifikimin e viktimes. Trupi I viktimës është konstatuar në autostradë rreth orës 07:00 të mëngjesit. Pritet kqyrja e kamerave të sigurisë së zonës si edhe të provave materiale, në mënyrë që të zbulohet kush ishte shoferi që përplasi gruan dhe u largua.