Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen 8 Shkurti në Fier. Pasi fqinjët kanë lajmëruar policinë se i moshuari rret të 80- ve , i cili banonte i vetëm , kishte humbur kontaktet me familjarët , në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse. I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.