Pas Kurbinit që është marrë si shembull nga të dyja grupet brenda Partisë Demokratike, edhe demokratët e Elbasanit duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Përkundër të gjitha pritshmërie për të patur disa kandidatë në primaret për Elbasanin, i zyrtarizuar është vetëm Luçiano Boçi, i cili u shpreh se kjo erdhi si pasojë e demokratëve. Por a i ka bërë kalkulimet PD për Elbasanin?