Policia spanjolle ka gjetur ish-princeshën e Katarit të vdekur në shtëpinë e saj në jug të Spanjës Kasia Gallanio u gjet e pajetë të dielën në mëngjes në apartamentin e saj në Marbella. Policia shkoi në shtëpi pasi mori një telefonatë nga një prej vajzave të Gallanio në Francë, e cila tha se nëna e saj nuk u ishte përgjigjur telefonatave Policia hyri në kompleksin e apartamenteve dhe e gjeti Gallanion në shtrat, pa shenja dhune. Gallanio kishte shtetësi amerikane dhe ishte 46 vjeç. Autoritetet dyshojnë për vetëvrasje nga mbidoza e drogës, por autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes.