Një grumbull eshtrash njerëzore janë gjetur ditën e sotme në pyllin e Sodës në Vlorë. Mësohet se eshtrat janë gjetur nga disa punëtorë që po shtronin rrugën, gjatë gërmimit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet që eshtrat të dërgohen për ekzaminim, për të zbuluar se kujt i përkasin.