Të tjera mbetje eshtrash janë gjetur në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë në Kosovë, eshtrat janë gjetur nga një familje teksa po gërmonin varrin për një familjar të tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë gërmimeve familja ka hasur një batanije me mbetje eshtrash, të cilat dyshohen se I përkasin luftës së fundit në Kosovë. Eshtrat janë tërhequr nga insitiucionet për ekzaminime të mëtejme.