Pas dy ditësh gërmime në rajonin e Rahovecit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukurka njoftuar se janë gjetur mbetje kockore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, në vendin e njohur nga banorët e zonës si Përzhina u gjetën pjesë eshtrash, të cilat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.