Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë nē Korçë në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 20-22 vjeç. Nga kqyrja paraprake ne trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të rinjtë dyshohet të kenë mbetur të bllokuar në terrenin e thepisur, pa mundur t’i mbijetojnë të ftohtit ekstrem gjatë natës. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet edhe identifikimi i viktimave.