Kampion Bote dhe Europe me Italinë dhe kampion i shumëfishtë në Itali me Juventusin. Tashmë në moshën 46 vjeçare dhe i tërhequr nga futbolli, të paktën ai i luajtur, Gigi Buffon kthen kokën pas dhe reflekton për gabimet. Duke folur për dokumentarin ‘Campioni sotto le stelle’, portiere legjendar i kombëtares italiane pranon se ka bërë shumë gabime në fushë, por pendesën më të madhe e shfaq për gabimet e bëra jashtë saj.