‘Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit, krah për krah me Shtetet e Bashkuara si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës’. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e nisjes së stërvitjes së përbashkët të NATO-s, Defender 23.