Hakerat iranianë kanë reaguar në faqen e "Homeland Justice" pas incidentit që u regjistrua këtë të martë në protestën e opozitës, ku 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht ish kryeministrin, Sali Berisha. Në një koment në grupin e tyre në ‘Telegram’, hakerat thonë se Gert Shehu figuron në disa databaza të Policisë së Shtetit, teksa e konsiderojnë të gjithë këtë si një lojë të politikanëve të korruptuar. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të publikojnë të dhëna "sekrete" çdo javë, teksa këtë koment e bëjnë mbi një fotografi të Ramës me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.