Mbrojtja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes "Gërdeci". Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.