Shoqerimi e më pas marrja në pyetje e Gentjan Bejtjas mbetet një nga detyrat kryesore të Policisë së Shtetit, në kuadër të punës për zbardhjen e atentatit ku mbeti I vrarë kunati Ramazan Sino 29 vjeç, dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Gentjan Bejtjas. Njëri nga fëmijët, I cili po trajtohet në spitalin e Traumës, është në gjendje më të rëndë për jetën, pasi ka marrë plumb në këmbë.