Gjatë homazheve në Drenas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet vendase po përgatiten që Serbia të akuzohet, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Kurti i kërkoi Prokurorisë së Shtetit që të punojë maksimalisht që personat përgjegjës për krime gjatë luftës, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen penalisht dhe të dënohen.