Shtetasi Ajet Lila ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi ka dhënë deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Ky shtetas është arrestuar nga Specialistët e Seksionit të Policisë konkretisht për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.