Gjykata e Posaçme antikorrupsion shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD Gazment Bardhi. Gjyqtarja e çështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne. I pranishëm sot ishte edhe Edmond Sula.