Një gazetare dhe një vajzë nëntë vjec janë qëlluar për vdekje afër Orlandos, në Florida, pranë skenës së një vrasjeje që kishte ndodhur pak orë më parë. një gazetar i dytë dhe nëna e vajzës së vogël u lënduan nga i njëjti person i armatosur që dyshohet edhe për vrasjen e parë – tha policia.