Top News/ Gazetarët, militantë të Hamasit?! Izraeli akuzon gjashtë punonjës të Al Jazeera-s
24/10/2024 12:30

Ushtria izraelite ka akuzuar gjashtë gazetarë të Al Jazeera-s, që mbulojnë luftën në Gazë, se janë apo kanë qenë luftëtarë të grupeve militante palestineze. Izraeli citoi dokumente që supozohet se gjeti në Gazë, dhe informacione të tjera që ka mbledhur, ndërsa bëri këto akuza ndaj gazetarëve, të gjithë burra palestinezë. Ushtria tha se katër prej tyre janë apo kanë qenë të lidhur me Hamasin dhe dy me Xhihadin Islamik Palestinez. Al Jazeera tha se akuzat ishin “të fabrikuara” dhe “pjesë e një sjelljeje më të gjerë armiqësore” ndaj rrjetit pan-arab. Kjo media tha se akuzat ishin “një përpjekje flagrante për të heshtur gazetarët e pakët që kanë mbetur në rajon, duke errësuar në këtë mënyrë realitetin e ashpër të luftës nga audienca në mbarë botën”. Al Jazeera ka selinë në Katar, ku shumë zyrtarë të Hamasit po ashtu gjenden. Katari, që financon Al Jazeeran, po ashtu është lojtar kyç në negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin. Sipas dokumenteve që ka cituar Izraeli, gazetarët e akuzuar kanë patur role të ndryshme: snajperist, ushtar të këmbësorisë, kapiten, koordinator për trajnime si edhe rolin e përhapjes së “propagandës”. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve po ashtu publikoi një deklaratë kritike ndaj Izraelit, në të cilën thuhej se Izraeli “vazhdimisht ka bërë pretendime të tilla të paprovuara, duke mos ofruar asnjë provë të besueshme”.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13