Top News – Gazetarët e Kosovës: Jemi lënë në harresë, na vaksinoni edhe ne!
07/04/2021 12:31

Gazetarët e Kosovës kanë bërë apel që edhe ata të vaksinohen. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet institucioneve kompetente, në mënyrë që gazetarët në Kosovë, të trajtohen me prioritet kur vjen fjala tek imunizimi i tyre kundër koronavirusit. Ndryshe nga Kosova, disa shtete të rajonit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë nisur që të imunizojnë punonjësit e mediave. Gazetarët kosovarë kujtojnë se ka qenë edhe rekomandim i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarët që ata të vaksinohen të parët duke marrë parasysh rrezikun me të cilin përballen. Por, deri më tani, vetë gazetarët nuk kanë patur ndonjë njoftim dhe as kërkesë që të vaksinohen kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha për Radion Evropa e Lirë se deri tani nuk ka patur ndonjë ndryshim në planin e vaksinimit, por sipas tij, gazetarët duhet të jenë ndër të parët që duhet të vaksinohen. Shqipëria ka filluar vaksinimin e gazetarëve të terrenit më 2 prill, e një ditë më vonë ka nisur vaksinimin edhe të punonjësve të policisë. Në Maqedoninë e Veriut, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave, do të vaksinohen në kuadër të fazës së dytë të vaksinimit masiv, ku përfshihen disa kategori të punonjësve që konsiderohen si vende me rrezik të lartë. Për këto kategori janë ndarë 20 mijë doza të vaksinës Spuntik V. Po ashtu, edhe në Serbi, gazetarët janë duke u trajtuar me prioritet. Në këtë shtet, gazetarët janë vaksinuar menjëherë pas punëtorëve shëndetësorë, bashkë me ushtrinë dhe policinë. Gazetarët janë futur në grupet me prioritet për imunizim edhe në Mal të Zi, ku tashmë është duke u bërë vaksinimi i tyre.

Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52
Top Channel/ 1 milion euro për Botërorin, 500 mijë euro kombëtares së Kosovës për Sllovakinë
30/03 12:18
Top News- Misioni i FSK në Gaza/ Kurti: Jemi gati për forcën paqeruajtëse
30/03 11:13