Kjo është faqja e parë e gazetës greke ‘Ta Nea’ më 20 mars të vitit 1995. Titulli kryesor është ‘Kapen shtatë provokatorët në kufi’. Në artikull më pas shtjellohej kapja e një grupi të armatosur vorio-epiriotësh pranë kufirit me Shqipërinë. Ata u arrestuan në rrethin e Janinës, pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë dhe mes tyre ishte edhe Fredi Beleri.