Top News – Gaza drejt shuarjes, prag katastrofe / Izraeli lejon sasi të mjerueshme ndihmash të hyjnë
21/05/2025 12:12

Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është vetëm një “perde për të pretenduar se rrethimi i territorit palestinez ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij. Izraeli po përballet me trysni masive ndërkombëtare për të hequr dorë nga fushata e tij e ashpërsuar ushtarake dhe për të lejuar ndihmat në Gazë, ku agjencitë humanitare thonë se një bllokadë totale ka shkaktuar mungesa kritike të ushqimeve dhe të ilaçeve, raporton AFP. “Vendimi i autoriteteve izraelite për të lejuar një sasi të pamjaftueshme ndihmash në Gazë, pas muajsh rrethimi absolut, sinjalizon synimin e tyre për të shmangur akuzën se po i lë të vdesin urie njerëzit në Gazë, ndonëse në të vërtetë mezi po i lë të mbijetojnë”, tha Pascale Coissard, koordinator emergjencash i Mjekëve pa Kufij në Han Junis të Gazës. “Autorizimi aktual për 100 [kamionë me ndihma] në ditë, kur situata është aq e mjerueshme, është mjerisht joadekuat”, thanë Mjekët pa Kufij, nëpërmjet një komunikate. “Ndërkohë, urdhrat për evakuim për vazhdojnë të zhvendosin popullatën, përderisa forcat izraelite ende po i sulmojnë në mënyrë intensive objektet shëndetësore”, tha grupi humanitar. Të hënën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke. Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të hënën se ishte lejuar të dërgonte ndihma për herë të parë prej kur Izraeli vendosi një bllokadë totale më 2 mars. Izraeli tha se 93 kamionë ishin futur në Gazë nga territori i tij gjatë së martës, por OKB-ja njoftoi se ndihmat ishin bllokuar. Agjencitë e OKB-së thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera. Rreth 600 kamionë në ditë hynin gjatë një armëpushimi, më herët këtë vit.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58