Diskutimet e projektligjit për strehimin social dhe kategoritë që përfitojnë kreditim të butë shkaktoi debate mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës. Nga opozita, Tritan Shehu tha se projektligji ngatërron konceptin e familjes me atë të bashkëjetesës. Ai tha se nuk mund të konsiderohen familje bashkëjetesat, duke përfshirë këtu edhe mes një çiti homoseksualësh.