Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura nga Bashkimi Europian prej mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në 2023 në katër komunat me shumicë serbe në veri u hoqën. Brukseli ka njoftuar autoritetet në Kosovë se heqja e masave nis nga dita e hënë. Lajmi u konfirmua edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. “Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si kryetare e Kuvendit e përshëndes heqjen e masave të padrejta, ndonëse me vonesë”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.