Kryetari i partisë serbe, “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiç, që në zgjedhjet e 9 shkurtit siguroi një mandate, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera.