Rritja e çmimit të qirave të banesave është bërë një fenomen mjaft shqetësues në Turqi, teksa qytetarë të shumtë kanë ndarë problematikën me presidentin Erdogan. Ky i fundit ka deklaruar se nga informatat, situata në terren është vërtetë shqetësuese dhe se qiratë e banesave janë rritur tre herë më shumë, teksa premtoi ndërhyrjen e qeverisë për të ‘shfryrë tullumbacen’.