NATO ka katër grupe beteje shumëkombëshe me madhësi batalioni në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, të cilat operojnë në baza rrotacioni. Sipas CNN këto grupe beteje udhëhiqen nga Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania ose SHBA-ja dhe përmbajnë trupa nga disa vende anëtare. Aleanca tha muajin e kaluar se të katër grupet janë “të fuqishme dhe të gatshme për luftë”.