Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai, ka thënë se kanë kaluar 11 muaj nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por se Serbia ende nuk po mbahet përgjegjëse dhe nuk po e dorëzon tek autoritetet e Kosovës Milan Radoiçiç.