Familjet shqiptare shpenzuan gati 40 për qind të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime gjatë vitit të kaluar. Shifra del nga të dhënat e INSTAT dhe në krahasim me vitin 2021 ka një ulje të lehtë me 1 për qind. Megjithatë, për shkak të çmimeve të larta shqiptarët renditen të parë në Europë për shpenzimet në ushqime.