Kosova mbajti balotazhin për 18 komunat e vendit, përfshirë këtu edhe Prishtinën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ferizajn, ku pjesëmarrja në votime ishte edhe më e ulët se në raundin e parë. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhejve në Kosovë tregojnë se rreth 32 për qind ka qenë pjesëmarrja.