Kur mandati i kreut të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion përfundon në dhjetor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis diskutimin për verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët e SPAK. Sipas Komisionit të Zhvillimit të karrierës 3 kandidatët nuk kanë masa disiplinore në fuqi. Këshilli I Lartë I Prokurorisë bën me dije se prokurorët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili I plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK.