Gara për votën preferenciale mes kandidatëve socialistë të listës së hapur për qarkun e Tiranës ishte e ethshme deri në kutinë e fundit. Në lojë ishte një ulëse në Kuvend që fletët e votimit do të duhej të përcaktonin mes dy emrave, Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Në përfundim, ajo që fitoi ishte Olta Xhaçka.