Deputetët e Partisë Demokratike shkuan në grup në sallën e seancave të Kuvendit, por ata që ja dolën të kalojnë gardhin e ngritur nga Garda e Republikës ishin vetëm deputetët e papërjashtuar nga Kuvendi. Të tjerët, me në krye Flamur Nokën, Asllan Dogjanin, Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën nuk u lanë të kalojnë.