Mazhoranca dhe opozita janë vënë në garë se kush shkon më parë në sallën e seancave plenare të Kuvendit për të shmangur përplasjen në hyrjet e parlamentit. Një grup deputetësh socialistë, kanë shkuar rreth 2 orë më herët nga orari i nisjes së seancave plenare, mes tyre edhe deputetët Ermonela Felaj dhe Petro Koçi.