Për njohës të zhvillimeve në Ballkan, garancitë që i kërkon presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në këmbim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë të drejta dhe të domosdoshme. Por, njësoj, sipas tyre, janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të themelojë këtë asociacion.