Plani i Departamentit Amerikan të Shtetit për të kërkuar garanci nga 5 deri në 15 mijë dollarë për vizat turistike, apo ato të biznesit nuk përfshin Shqipërinë, të paktën në fazën testuese të tij. DASH njoftoi pak ditë më parë se projekti pilot do të nisë më datë 20 gusht me shtetasit e dy vendeve të para, që janë Malaui dhe Zambia dhe në varësi të suksesit të tij do të zgjerohet edhe me vendet e tjera.